Miratohet me 74 vota pro Komisioni i Posaçëm Antikorrupsion, Salianji dhe 5 deputetë demokratë votuan kundër, 56 të tjerë e bojkotuan
Komisioni i Posaçëm Antikorrupsion i propozuar nga PS ka kaluar sot në Kuvend me 74 vota pro dhe 6 kundër.
Deputetët demokratë që votuan kundër ishin Ervin Salianji, Albana Vokshi, Lindita Metaliaj, Elda Hoti, Ilda Dhori dhe deputeti i pavarur Agron Shehaj.
Ndërkohë 58 deputetët e tjerë opozitarë të cilët ishin në Kuvend, zgjodhën që të mos votonin.
AlbaniaWeb.net