As aktore, as balerinë, Ema Andrea zbulon profesionin e ëndrrave
Aktore e njohur Ema Andrean, mund ta kishim parë edhe në profesionin e pilotes. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në emisionin “Rudina”, ajo zbuloi edhe një ëndërr tjetër të sajën duke na treguar një dimension ndryshe që s’do ta kishim imagjinuar kurrë.
Ema u shpreh se vlerëson shumë kohën që kalon një pilot në qiell, ndaj do kishte shumë dëshirë ta ushtronte si profesion.
Biseda në studio:
Rudina Magjistari: Nëse nuk do të ishe bërë aktore dhe as balerinë, çfarë do të ishe bërë në jetë?
Ema Andrea: O shkencëtare, o pilote.
Rudina Magjistari: Vërtet? Pilote avioni?
Ema Andrea: Po, po.
Rudina Magjistari: Të pëlqen?
Ema Andrea: U! Shumë! Ikën nga rutina, banaliteti që ndonjëherë shoqëria ta ofron, je zot i fluturimit, një gjë që njeriu s’e ka të lehtë, s ‘mundet ta bëjë realisht dhe kam përshtypjen që vetmia mes teje dhe qiellit është e paçmuar.
Rudina Magjistari: Po shkencëtare?
Ema Andrea: Sepse jam kreative, më pëlqen t’i shkoj gjërave deri në fund për të bërë diçka të re, më pëlqen të jem kreative, të shpik, më punon truri ndonjëherë edhe në jetën e përditshme si ta gjej një zgjidhje pa thirrur ustain. Kam përshtypjen që do të isha bërë shkencëtare, më pëlqen të bëj gjëra.