I dënuar për mashtrim, kapet në flagrancë në aksin Vlorë-Orikum 30-vjeçari
Një 30-vjeçar, i dënuar për mashtrim, u arrestua në flagrancë këtë të premte në aksin rrugor Vlorë-Orikum.
Romarjo Alliaj ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, në 18 dhjetor të vitit të kaluar, e ka dënuar me 1 vit e 5 muaj burgim.
Në vitin 2019, ky shtetas, në bashkëpunim me një shtetas tjetër (i arrestuar më parë), me anë të mashtrimit, kanë inskenuar një konflikt me armë zjarri, në aksin rrugor “Vlorë-Levan”.
AlbaniaWeb.net