Kombëtarja niset për në Austri, administrata e FSHF-së përcjell kuqezinjtë drejt rrugëtimit të Euro 2024
Kombëtarja shqiptare mëngjesin e sotëm mbylli përgatitjet në “Shtëpinë e Futbollit” dhe është gati për t’u nisur drejt Austrisë.
Nën një atmosferë fantastike menjëherë pas përfundimit të stërvitjes, djemtë kuqezi përjetuan një emocion të veçantë. E gjithë administrata e FSHF-së dhe disa fëmijë nga akademitë e futbollit në Tiranë takuan lojtarët dhe stafin teknik, duke i uruar suksese dhe një përfaqësim sa më dinjitoz në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024”.
Të gjithë së bashku për të përjetuar një Europian fantastik!
Ju priftë e mbara djema!
Forca Shqipëria!