Lajme të rreme për të denigruar punonjësit e policisë, kreu i AMP Durrës kallëzon në polici Kushtrim Selimin
Kreu i AMP Durrës, Bujar Delialliasi kallëzoi në polici ish-drejtuesin e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Kushtrim Selimin, i cili është shpallur në kërkim.
Ish-shefi i Sektorit në Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Kushtrim Selimi akuzohet se përmes një portali publikonte shkrime denigruese për drejtuesit e Policisë.
Kushtrim Selimi mësohet se financonte portalin shqipnews.info, që e kishte hapur së bashku me zyrtaren tjetër të AMP, Rexhina Omeri dhe gazetarin Ervis Hasanaga.
Ai vendoste gjoba përmes shkrimeve denigruese.
AlbaniaWeb.net