Një trajner special për Ernest Muçin, Jose Mourinho një hap larg Fenerbahce-s
Në fillim dukej si një premtim elektoral nga kandidati për president, por në Itali tani e bëjnë të kryer, Jose Mourinho është vetëm një hap larg Fenerbahce-s, pritet vetëm që të bëhet zyrtare pasi palët kanë gjetur akordin total.
Sipas mediave, Jose Mourinho do të firmos një kontratë 2-vjeçare. Ky është një lajm i madh për futbollin turk, por mbi të gjitha për yllin e përfaqësueses shqiptare, Ernest Muçi.
Nga sezoni i ri, Muçi do të stërvitet nga një prej trajnerëve më të mëdhenj në botë.
()