Parcela me kanabis në Velipojë/ Arrestohet 43-vjeçari, vihet nën hetim kryetari i Postribës
Dy raste të tjera të kultivimit të lëndëve narkotike u zbuluan në Velipojë.
Në Postribë, u gjetën dhe asgjësuan 2946 bimë narkotike dhe 1385 fidanë në kubikë. Nën hetim për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, u vu kryetari i njësisë administrative Postribë.
Ndërkohë, në fshatin Baks, efektivët gjetën dhe asgjësuan 290 bimë kanabisi. Si rezultat, u arrestua autori i dyshuar i kultivimit të këtyre bimëve, shtetasi A. T., 43 vjeç., banues në Velipojë.
AlbaniaWeb.net