E moshuara e pandarë nga djali 50-vjeçar me zhvillim të vonuar, në lot: Kam frikë… jetojmë me 100 mijë lekë pension
“Kam frikë, tek unë i ka shpresat”, kjo ishte fjalia nën lot e nënës e cila kujdeset e vetme për djalin 50-vjeçar me aftësi ndryshe.
Gjatë bisedës me Kristi Gongo, në “Punë Pa Teka”, e moshuara tha se merr ndihmë nga vajzat për të përballuar shpenzimet.
“Jetoj me qera, ma paguan vajza. Edhe kur ngeli na ndihmojnë vajzat. Marr vetëm 100 mijë lek pension, edhe djali aq mer.
Me kaq mbijetojmë. Me djalin nuk jemi ndarë kurrë. Kam frikë ta lë vetëm, do çmendet më. Tek unë i ka shpresat”, tha e moshuara në lot.
AlbaniaWeb.net