Miqësoret dhe Europiani, Zvicra nis përgatitjet, grupit i bashkohet edhe Xhaka, situata
Përpara nisjes së Europianit, Zvicra do përballet me Estonin dhe Austrinë, dy teste miqësore këto të rëndësishme për Helvetët. Sipas asaj që shkruan Blick, skuadrës së fundmi i është bashkuar edhe mesfushori Granit Xhaka. Mesfushori me origjinë shqiptare pritet të jetë pjesë themellore e skuadrës, në këtë periudhë.
Për momentin, grupi nuk është i plotë, pasi ende nuk kanë mbërritur në përfaqësuese Gregor Kobel, Uran Bislimi, Renato Steffen, Albian Hajdari, Andi Zeqiri dhe Noah Okafor. Zvicra mat forcat në Europian me Gjermaninë, Skocinë dhe Hungarinë.
(J.S/)