“Rashë 5 kile”, Argjira flet për herë të parë për krisjen me Gracianon: Jetoja te shtëpia e tij, por…
Argjira Spanca ka folur në “Cherry on Top” për lidhjen e saj me Graciano Taganit dhe krisjen që pati me të para se të futej në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Ajo tha se kanë pasur një krisje, por se tashmë i kanë sheshuar të gjitha.
“Një kërkesë që i kam bërë është që kur të futet aty brenda të mos e përmendte pjesën tonë, sepse doja ta mbaja për vete dhe nuk doja të bëja këto dramat, që janë të pashmangshme se njerëzit do i kuptojnë. Komentuesit çdo ditë më të tepër bëhen më të egër, nuk e përjetova shumë këtë herë, por herën e parë kur u fut e përjetova keq, rashë dhe 5 kile. Nuk isha dakord të futej, nuk e doja vëmendjen e tepërt.
Pasi u fut e suportova dhe nuk doja të bëhesha ndalesë, një krizë ndodhi pas daljes së tij, që ishim për mospërputhje mendimesh. Në nerva e sipër vendosa të fshija fotot, që mu thaftë kjo dorë’, por nuk ishte BB arsyeja kryesore. Nuk i ktheja dot më se më vinte inat.
Ditën që është futur kemi folur në kamera, i dhashë fjalën që jashtë do jem për të diskutuar përsëri, është lidhje 5-vjeçare, nuk hidhet poshtë për gjëra të vogla. Edhe pas daljes, nuk u ndava, nuk më eci.
Unë jetoj te shtëpia e Gracianos, hapa derën. Kisha bërë ca ndryshime në look se kisha bërë dhëmbët dhe i shokuar po më thoshte ‘çfarë ke ndryshuar?’ , i thash ‘e pra, single lady’ (qesh). Tha saktësisht fjalët që doja të dëgjoja, që ishte penduar. Më tha ‘më fal’”, tregoi Argjira.
Në fund ajo e falenderon për gjithçka që ka bërë për të dhe thotë se suksesin që ka tani, e ka falë tij.
AlbaniaWeb.net