ALERT! E bardhë veze e pasterizuar me Salmonela Infantis nga Italia në Shqipëri, AKU asnjë informacion për konsumatorët
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, më 31 maj është njoftuar nga sistemi RASFF për një produkt ushqimor me probleme, i prodhuar në Itali dhe i importuar dhe nga kompanitë shqiptare.
Bëhet fjalë për të bardhë veze të lëngshme të pasterizuar.
Autoritetet në Itali e kanë zbuluar këtë produkt me probleme gjatë kontrolleve në marketed he analizave, rezultatet e të cilave janë 25 për gram mikroorganizma patogjene, ndërkohë që rezultati duhet të jetë zero.
Vendit tonë i është kërkuar menjëherë tërheqja e produktit nga tregu, ndërsa Autoriteti Kombëtar i ushqimit nuk ka shpërndarë asnjë informacion për konsumtorit me imazhin e produktit dhe të dhënat tjera, si loti, afatet e përdorimit etj.
Ndërkohë, në faqen e AKU, njoftimi i fundit nga RASFF mban datën 28 shkurt 2024.
E bardha e vezës, si në rastin konkret, pas ndarjes nga e verdha dhe pasterizimit nuk shkon vetëm për industrine e përpunimit të ëmbëlsirave, makaronave etj, por shitet dhe në markete në paketime plastike apo tetrapak.
©Qendra ALERT
Post Views: 67