Tue, Nov 26, 2024

Emocioni rozë në MotoGP, vajzat me çadra marrin vëmendje njësoj si pilotët

  • PublishedJune 3, 2024

Piloti italian i Ducati-t, Francesco Bagnaia, fitoi garën e Çmimit të Madh të Italisë në MotoGP, zhvilluar në pistën e Mugello-s. Në garën e shtëpisë, kampioni i botës në fuqi nuk zhgënjeu, duke përsëritur suksesin e një dite më parë në garën sprint.

Në vendin e dytë u rendit shoku i tij i skuadrës Enea Bastianini, që në kthesën e fundit parakaloi spanjollin Jorge Martin me Ducati Pramac. Gjithsesi, Martin mbron kreun e renditjes së përgjithshme, tashmë me 18 pikë avantazh ndaj Bagnaia-s. Por fundjava e Mugello ofroi emocione edhe për atë prekjen rozë që e duan të apasionuarit. Kjo falë shumë vajzave të imazhit që mbushën startin dhe e garës.

Edhe pse është diskutuar shumë për heqjen e vajzave me çadra, pas shumë sondazheve të bëra nga organizatorët e MotoGP si ndaj spektatorëve, por edhe teleshikuesve, është marrë vendimi që ata të vijojnë të shfaqen, duke u dhënë garave një tjetër ngjyrë. Kështu rezultoi edhe në pistën e Mugello-s fundjavën që lamë pas.

()

AlbaniaWeb.net