Sun, Nov 24, 2024

Në pritje të zyrtarizimit si trajneri i “Djall-it”, Paulo Fonseca “projekton” Milanin e ri

  • PublishedJune 3, 2024

Trajneri portugez Paulo Fonseca pritet të zyrtarizohet shumë shpejtë në krye të stolit kuq e zi. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, zyrtarizimi do të vijë brenda gjysmës së parë të muajit Qershor, me teknikun portugez që pritet të firmosë për dy vite me “Djallin”, me opsion rinovimi për një vit të tretë, duke përfituar 2.5 mln euro në sezon.

Ndërkohë që për çështjen e trajnerit çdo gjë duket e përfunduar, tek Milan vëmendja spostohet tek merkatoja e futbollistëve. Skuadra nga Milanelo, kërkon të përforcohet në kuadër të sezonit të ardhshëm, duke synuar të afrojë një bomber në sulm, një mesfushor, si dhe dy mbrojtës.

Emrat më të përfolur aktualisht janë disa, ku më i preferuari mbetet holandezi i skuadrës bolonjeze Joshua Zirkzee. Duke qenë se kjo pistë mbetet shumë e komplikuar, për shkak të interesimit edhe  konkurrencës të shumë shumë klubeve të tjera për të, kuqezinjtë po shohin edhe alternativa siç janë sulmuesit  Benjamin Sesko, Jonathan David e Santiago Gimenez. Për repartin e mesfushës, në krye të listës është mesushori i Monaco-s, Youssouf Fofana, i cili ka një vlerë në tregun e transferimeve, e cila varion nga 20-25 mln euro, por që për teknikun Fonseca shikohet si njeriu i duhur, për ta vendosur përpara mbrojtjes. Për të përfituar shërbimet e mesfushorit 25 vjeçar, Milan duhet të mposhtë konkurrencën e Psg dhe Juventus, të cilët janë vënë pas tij.

Në fund, sa i përket repartit difensiv, pas largimit të Kjaer, po shikohet mundësia për afrimin e një qendërmbrojtësi cilësor dhe emri më i kuotuar për momentin është ai i polakut Kiwior, aktualisht pjesë e Topçinjve të Arsenal-it, por që do të ndihmonte kuq e zinj-të edhe për shkak se e njeh futbollin Italian, duke qenë se ka qenë pjesë e Spezia-s në të kaluarën. Si mbrojtës krahu, Milan po vlerëson mundësinë e përfshirjen në tratativa me Tiago Santos, anësorin e Lillë, që pëlqehet shumë nga Fonseca, apo edhe Emerson Royal i Totenham

AlbaniaWeb.net