Sun, Nov 24, 2024

Opozita kundër mazhorancës/ Të martën, protestë para Bashkisë! Të enjten, tubim jashtë Kuvendit për investigimin e RAI 3

  • PublishedJune 3, 2024

Opozita ka njoftuar protestë të enjten para Kuvendit, lidhur me investigimin e RAI 3, ku ndër të tjera flitet për “përfshirjen e politikës në krim”.

Këtë të hënë, deputetët biseduan për organizimin e protestës. Qytetarët do të mblidhen të enjten në 10:00 para godinës së Kuvendit, teksa ligjvënësit brenda do të tentojnë të bëjnë debat parlamentar këtë çështje.

Ndërkohë, mësohet se të martën, do të zhvillohet protesta e radhës para Bashkisë së Tiranës, për të kërkuar sërish shkarkimin e kryebashkiakut Erjon Veliaj.



AlbaniaWeb.net