Sylvinho duartroket Shqipërinë: Paraqitje pozitive, mora mesazhin e duhur para Europianit
Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho u shfaq mjaft i kënaqur pas triumfit 3-0 në miqësoren ndaj Lihtenshtejn.
“Sigurisht që i morëm përgjigjet, ato janë të karikuar dhe po punojmë gradualisht. Sot bëmë paraqitje dhe punë shumë të mirë.
Të gjithë janë të përgatitur dhe të gatshëm dhe nuk janë vetëm Asani dhe Broja që nuk kanë luajtur. Kishim Ajetin që nuk ka pasur minuta me klubin dhe sot luajti 60 minuta. E shfrytëzuam këtë ndeshje për të parë këto lojtarë.
Ne kemi qenë sot me 2 grupe të ndryshme. Një grup ku përfshihet Gjimshiti, Ramadani, Seferi, Abrashi që për shkak të angazhimeve nuk kanë qenë, ndërsa pjesa tjetër kanë punuar prej 3-4 ditësh dhe mundësi e mirë për t’i parë në aksion”, – tha ai.
(J.S/)