Sat, Oct 5, 2024

Sylvinho: Mora përgjigjet e duhura, djemtë janë të karikuar dhe po punojnë shumë

  • PublishedJune 3, 2024

Trajneri Sylvinho u shfaq mjaft i kënaqur me atë që kuqezinjtë bënë në miqësoren ndaj modestëve të Lihtenshtejnit, teksa pas ndeshjes tha se mori përgjigjet e duhura nga futbollistët e tij.

A morët përgjigjet që prisnit nga futbollistët në këtë test të parë?

Sigurisht që po. Ata janë të karikuar dhe po punojnë shumë. Sot kanë bërë shumë mirë të gjithë. Kanë bërë një punë shumë të mirë.

Si është gjendja e Brojës dhe Asanit, që kanë luajtur pak muajt e fundit me ekipin e tyre?

Të gjithë që kanë ardhur këtu, janë të përgatitur dhe gati për të luajtur në Europian. Jo vetëm Broja dhe Asani, por edhe të tjerë nuk kanë luajtur shumë. Një ndër ta ishte Ajeti, që nuk luante prej tre muajsh, por sot qëndroi në fushë 60 minuta. Sot donim t’u jepnim më shumë minuta lojtarëve që kanë luajtur më pak këto kohë./ Super Sport



AlbaniaWeb.net