Will Smith e ndihmon të eci! Fansat shqetësohen për gjendjen e Martin Lawrence
Aktori Martin Lawrence shkaktoi shqetësim tek fansat e tij me paraqitjen e fundit publike.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Will Smith shihet teksa ndihmon aktorin e “Bad Boys: Ride or Die” të ecë.
Dy aktorët u takuan për një shfaqje të filmit në Teatrin ‘TCL’ në Hollywood, Kaliforni. Smith bëri një hyrje madhështore në një autobus dykatësh me gruan e tij, Jada Pinkett Smith dhe tre fëmijët. Më pas, siç shihet në klip, ai e merr Lawrence-n për dore dhe, duke folur në mikrofon, e quan “ride or die”, një referencë për filmin, ndërsa e çon ngadalë në pjesën e përparme të autobusit.
‘Martin Lawrence dhe Will Smith dinë si të bëjnë një hyrje në tapetin e kuq në premierën e Bad Boys në Los Anxhelos!”, tha Entertainment Tonight në postimin në Instagram. Por fansat reaguan shpejt, duke theksuar se hyrja linte përshtypjen se diçka nuk shkonte me Lawrence.
“A e ndihmoi Will Martinin të ecte? Martin nuk duket mirë”, ka komentuar një person.
Një tjetër shkroi: “Shpresoj që Martin të jetë mirë, duket sikur ai ka pësuar një goditje në tru”
Një tjetër fanse thjesht komentoi: “Do të vazhdoj të lutem për shëndetin dhe mirëqenien e Martinit”.
Kjo nuk është hera e parë që Lawrence shkakton shqetësim tek fansat e tij. Më 20 maj, Lawrence dhe Smith u intervistuan nga “Extra” për të diskutuar “Bad Boys: Ride or Die”, kur sjellja e aktorit, veçanërisht fjalimi i tij, dukej i ngadaltë dhe i paqartë.