Tue, Nov 26, 2024

DOSJA E PLOTË/ “Ta bëjmë sikur do shkojë për vizitë mjekësore në Stamboll”, zbardhen përgjimet si policët kufitarë në Rinas kalonin ilegalisht qytetarët: Nesër të bëj një 500 vëlla

  • PublishedJune 4, 2024

AlbaniaWeb.net ka zbardhur këtë të mërkurë përgjimet që zbardhën skemën e policëve kufitarë të Aeroportit të Rinasit, të cilët në bashkëpunim me njëri tjetrin mundësonin kalimin e personave ilegalisht drejt vendeve të BE-së.

Në dosjen e siguruar nga gazetarja e AlbaniaWeb.net, Anila Hoxha, zbardhen përgjimet e gjetura në celularin e Eneo Sulejmanajt, i cili shkruan se “na ndihmon shefi i stacionit”, për të kaluar disa persona përmes Rinasit.

“Nga kqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin signal, rezulton se më datë 06.04.2023, ora 06:30 PM, shtetasi Eneo Sulejmanaj i dërgon shtetasit Briken Tereziu fotografinë e pasaportës së shtetasit S.N dhe pas disa komunikimesh përkatësisht në orën 06:37, 06:39, shtetasi Eneo Sulejmanaj i shkruan bashkëbiseduesit “Eshtë ky Shefi i stacionit, na ndihmoi, Rrofsh vlla.

Nga kqyrja e sistemit TIMS rezulton se ky shtetas është i kthyer “deportiv” nga Gjermania më datë 24.01.20222, me motivin se i eshte refuzuar azili ekonomik në këtë shtet.

Më datë 06.04.2023 ora 06:46 PM ai ka udhëtuar në dalje të territorit të RSH, nga Pika e Kalimit të Kufirit Hani Hotit me automjetin me targë AA982ZH dhe është përpunuar nga punonjësi i policisë me user ne TIMS “PALAJZH”;

Nga kqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin signal, rezulton se më datë 10.04.2023, nga ora 09:16 AM – 09:50, shtetasi Eneo Sulejmanaj komunikon me punonjësin e policisë Briken Tereziu e konkretisht;

Eneo: Je në punë sot?

Brikeni: Po

Eneo: Kemi një goc sot për Bari(dhe i dërgon foton e pasaportës fotografinë e pasaportës së shtetases E.K.

Brikeni: Ca ka kjo, Ditë?

Neneo: Po vlla. Ka nejt shumë. Po tani po ja shof pasap po ti çoj me foto vulat

Brikeni: Te 4 thuji. Për Bari ca ore

Eneo: 11:15 me Wizz. Po ngjiten vlla shif e futja një vile

Brikeni: Ok.

Nga kqyrja e sistemit TIMS rezulton se kjo shtetase është përpunuar në dalje të territorit të RSH në të njëjtën datë (10.04.2023 ora 10:02 AM) nga punonjësi i policisë me username në TIMS XhikaS, (Referuar të dhënave të sistemit TIMS shtetasja ka tejkaluar ditët e qëndrimit në vendet Shengen, pasi është larguar më datë 24.03.2018 dhe ka hyrë në Shqipëri më datë 18.03.2023)

Nga këqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin Whatsup, rezulton se më datë 11.04.2023, nga ora 12:12 PM – 12:19PM, shtetasi Eneo Sulejmanaj komunikon me punonjësin e policisë Briken tereziu e konkretisht;

Eneo: Është një shok për Budapest sot (I dërgon foto të pasaportës së shtetasit E.R)

Brikeni: Ok ma nis ta shof. Ok te 4 thuaji

Nga këqyrja e sistemit TIMS rezulton se ky shtetas është përpunuar në dalje të territorit të RSH në të njëjtën datë (11.04.2023 ora 13:12 PM) nga punonjësi i policisë me username në TIMS TereziuB (Briken Tereziu), në tejkalim të ditëve të qëndrimit.”.

Në një bisedë tjetër, Eneo Sulejmanaj kontaktonte me Briken Tereziun, me detyrë Ndihmës specialist/kontrollor në Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas.

Në bisedat e zhvilluar mes tyre përmes aplikacionit ‘Signal’, dhe ‘Ëhatsapp’, zbulohet se Briken Tereziu ka lejuar edhe kalimin e një të mituri pa prokurën e njërit prind.

Nga këqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin signal, rezulton se më datë 23.04.2023, nga ora 08:15 AM – 09:51 AM, shtetasi Eneo Sulejmanaj komunikon me punonjësin e policisë Briken Tereziu e konkretisht:

Eneo: Mgjesi vlla

Briken: Mirmgjes

Eneo: Si u gdhive

Briken: Mire mire. U vonova mrom se isha me një dark familjare

Eneo: S’ka gjë vlla tak sot po qe I lire. Atë gocën sot e bëjmë dot

Ne orën 08:24 AM zhvillohen dy biseda telefonike midis shtetasit Eneo Sulejmanaj dhe punonjësit të policisë Briken Tereziu në aplikacionin Signal.

Eneo: I dërgon pasaportën e shtetases E.Xh dhe B.Xh. Ca nr t’i them vlla

Briken: Te 4

Eneo: Po ngjitet vlla

Briken: Ok

Eneo: Çdo gje ok vlla

Briken: Ok

Eneo: Rrofsh vlla

Nga këqyrja në sistemin TIMS rezulton se E.XH është përpunuar në dalje të territorit të RSH më datë 23.04.2023 ora 09:30 nga punonjësi i policisë me username në TIMS TereziuB.

Nga këqyrja në sistemin TIMS rezulton se shtetasi B.XH është përpunuar në dalje të territorit të RSH më datë 23.04.2023 ora 09:30 nga punonjësi i policisë me username në TIMS TereziuBi cili ka lejuar kalimin e të miturit pa prokurë nga prindi tjetër.

Nga këqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin signal, rezulton se më datë 09.05.2023, nga ora 10:48 AM – deri më datë 10.05.2023 ora 09:19 PM, shtetasi Eneo Sulejmanaj komunikon me punonjësin e policisë Briken Tereziu e konkretisht

Eneo: O vlla si je. Ma bej hallall se ashtu I kam pas nja 2 probleme. Nga do jesh sot

Briken: Mir si je ti

Eneo: Po mire shyqyr zotit

Briken: Ktej jam

Eneo: I marum nja 2 halle, t’bej tel mbasdite

Briken: Ok pa merak

Eneo:  Rrofsh. O vëlla nga je?

Briken: Te lagjia jam

Eneo: Te dergoj ate djalin apo do te tak nesër bashk. Si e ke me mire

Briken: Si ta kesh s’ka probl

Eneo:  Me thuaj ti vëlla. Sot ta nis 500 me atë nesër të bëj 1 vet

Briken: Se kuptova

Eneo: Sot nis 500 me atë se qa ka me vete. Nqs tak neser tbej 1 vlla

Briken: Ok tak nesër mos e vrit mendjen

Eneo:  Ok se doja me fol i mhb. Po do tin is tani me ate 5 vlla

Briken: Ok

Eneo: Po i them te vij aty

Briken: Ok

Eneo:  Po vjen 5 min është aty ka 600

Në orën 10:16 PM dhe në orën 10:21 PM zhvillohen dy telefonata midis shtetasit Eneo Sulejmanaj dhe punonjësit të policisë Briken Tereziu në aplikacionin Signal

Eneo: Nesër të bëj një 500 vëlla

Briken: Ok vlla ngjohemi nesër

Eneo:  Mire vëlla ma bej hallall se ashtu kam pas një problem. Dëgjohemi nesër natën

Briken: Ok natën ngjohemi

Dt. 10.05.2023

Eneo: Ca bon vlla a u lodhe. Nga lagjja do jesh pastaj. Te takohemi?

Briken: Si je vëlla Ca bon

Eneo:  Hic vlla ngelem serviseve

Briken: Kur do nisesh ti

Eneo: Une nga ora 8 pak a shume.

Në orën 06:12 PM zhvillohet një bisede telefonike midis shtetasit Eneo Sulejmanaj dhe punonjësët të policisë Briken Tereziu në aplikacionin Signal

Eneo: Vlla u nisa. Aty do jesh

Briken: Ok

Në orën 08:30PM, 09:15PM dhe në orën 09:19PM zhvIllohen 3 biseda telefonike midis shtetasit Eneo Sulejamaj dhe punonjësit të policisë Briken Tereziu në aplikacionin Signal

Nga këqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin signal, rezulton se më datë 11.05.2023, nga ora 09:00 AM – 10:12 AM, shtetasi Eneo Sulejmanaj komunikon me punonjësin e policisë Briken Tereziu e konkretisht

Eneo: Mgjes vlla. Si u gdhive

Në orën 09:34 AM zhvillohet një bisedë telefonike midis shtetasit Eneo Sulejmanaj dhe punonjësit të policisë Briken Tereziu në aplikacionin Signal

Eneo: Ku ti them te futet vlla apo do shkosh vet

Briken: Ja per pak po shkoj unë. Te them unë

Eneo:Ok vlla. 10 e 55. Niset vlla

Briken: Ok te vije. Te 4

Eneo:Ok vlla. I dërgon pasaportën e shtetases K.Xh

Briken: Ok

Nga këqyrja në sistemin TIMS rezulton se K.XH është përpunuar në dalje të territorit të RSH më datë 11.05.2023 ora 10:222 nga punonjësi i policisë me username në TIMS TereziuB.

Nga të dhënat e sistemit TIMS nuk provohet problematika që ka kjo shtetase, por dyshohet që ajo ka kaluar ditët e qëndrimit dhe për verifikimin e faktit nevojitet, pyetja e shtetases dhe këqyrja vulave te pasaportës së udhëtimit.

Në pjesën tjetër të përgjimeve, dokumentohet një tjetër shkelje e ndodhur më datë 12.08.2023 më 10:51 AM – 14:41 PM, nga Eneo Sulejmanaj dhe Briken Tereziu.

Eneo: Mgjes vlla. Si je

Briken: Mire vlla si je ti

Eneo: A je lodh je merzit. Je ne pune sot?

Briken: Shtyme. Ca ke bo ti. Ne pune jam

Eneo: Po mir ja po levizim kto dite shyqyr

Briken: Po shyqyr

Eneo: Do të sjell një zonje lart ti lej aty

Briken: Ok

Eneo: Është dhe i gru me gocën 15 vjeç pastaj

Briken: Ma nis emrin

Eneo: ti lej dhe ajo aty. I dërgon pasaportën e shtetases L.L. Zonja është Për Pisa ne 12 e 25

Briken: Ok

Eneo: I dërgon pasaportën e shtetases M.S. Kurse kjo është me gocën për Budapest 15 e 30

Briken: Ca ka kjo. Ska prokur apo ca

Eneo: Se ka prok se ka ik me burrin nga bari. Burrin e kthyn për ditet bashë me gocën. I dërgon pasaportën e shtetases A.S

Briken: E ke dhe pasaportën e burrit

Eneo: Po. Dhe sa ti them

Briken: 2

Eneo: I dërgon pasaportën e shtetasit L.S

Briken: Te nr 8 thuaj

Eneo: Jan bo 8?

Briken: Aq sa kan qen. Po kanë ndryshu nr

Eneo: E funit i bie

Briken: Ne mes i bie. E teta

Eneo: E kanë bo me nr dmth

Briken: Nr 8 dmth. Po

Eneo: Ok vlla se u bo kohë

Briken: I kanë nr poshtë thuaj te xhami

Eneo: Po ngjitet

Briken: Ok

Eneo: Veç m thuj kur të mbaroj vëlla

Briken: Ok

Eneo: I ka brenda ne pas

Briken: Ok iku

Eneo: Ok vlla. Po futet dhe M. me gocën. Se ua bona check in para

Briken: Ok

Eneo: Po i le dhe kjo ne pasaporta 2

Briken: Ok

Nga kqyrja në sistemin TIMS rezulton se shtetasi L.P është përpunuar në dalje të territorit të RSH më datë 12.08.2023 ora 11:37 nga punonjësi i policisë me username në TIMS TereziuB, e cila nuk mund të udhëtoj për shkak të tejkalimit të ditëve të qëndrimit. Nga komunikimi ka dyshime se ajo ka lënë një shumë lekësh pranë kabinës.

Nga kqyrja në sistemin TIMS rezulton se shtetasi M.S  është përpunuar në dalje të territorit të RSH më datë 12.08.2023 ora 12:46 nga punonjësi i policisë me username në TIMS TereziuB, e cila më datë 05.08.2023 është kthyer inad (Gërma F) me motivacionin” ka qendruar 90 dite ne 180 ditet e fundit ne BE”.

Nga kqyrja në sistemin TIMS rezulton se A.S është përpunuar në dalje të territorit të RSH më datë 12.08.2023 ora 11:46 nga punonjësi i policisë me username në TIMS TereziuB, pa prokurë nga babai i saj. Shtetasi L.S nuk rezulton te kete dalje nga territori RSH nga PPK Rinas.

Në një rast të zbardhur në dosje, Eneo i thotë Brikenit “bëja pak të vështirë” kalimin një shetasje, ndërsa Brikeni i thotë “ajo nuk më la gjë vëlla”.

“Nga këqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin signal, rezulton se më datë 20.09.2023, nga ora 11:27 AM – 05:25 PM, shtetasi Eneo Sulejmanaj komunikon me punonjësin e policisë Briken Tereziu e konkretisht:

Eneo: Mgjes vlla

Briken: Mirmgjes vlla

Eneo: Si u gdhive a je mire. Ke ardhur apo je andej

Briken: Mire mire shtym. Po kam ardhe

Eneo: Doja me tpyt kur ka karte kroate do me ik ne gjermani. E lejojn? Po I ka kalu ditet andej

Në orëm 11:47AM zhvillohet një bisedë telefonike midis shtetasit Eneo Sulejmanaj dhe punonjësët të policisë Briken Tereziu në aplikacionin Signal

Briken: Ma nis pasap vlla

Eneo: I dërgon pasaportën e shtetases Z.J. Shife boja pak tveshtir vlla

Briken: Ok

Eneo: I dërgon pasaportën e shtetasit V.J. Edhe ky me kta. Po si kam then gje sa si. Ky ka ditet mduket. Do ti lejn aty

Briken: Ok

Në orëm 03:37 PM zhvillohet një bisedë telefonike midis shtetasit Eneo Sulejmanaj dhe punonjësët të policisë Briken Tereziu në aplikacionin Signal

Eneo: Vec mthuj ku vlla

Briken: Nr 8

Eneo: Shikoji se besojn do ngjiten mos ngatrrohen. A erdhen

Në orën 05:24 PM zhvillohet një bisedë telefonike midis shtetasit Eneo Sulejmanaj dhe punonjësit të policisë Briken Tereziu në aplikacionin Signal

Briken: Ajo gruaja Zamira nuk ka len gje vlla

Nga kqyrja në sistemin TIMS rezulton se shtetasja Zamira Jaupaj është përpunuar në dalje të territorit të RSH më datë 20.09.2023 ora 16:23 nga punonjësi i policisë me username në TIMS ImerajL. Kjo shtetëse rezulton e kthyer nga vjena më datë 11.07.2022 për ditet e qëndrimit. Gjithashtu kjo shtetëse është kthyer më datë 23.09.2023 me motivin e nuk I lejohet hyrja në BE.

Nga kqyrja në sistemin TIMS rezulton se shtetasi V.J është përpunuar në dalje të territorit të RSH më datë 20.09.2023 ora 16:22 nga punonjësi i policisë me username në TIMS TereziuB, në tejkalim të ditëve të qëndrimit.

Nga kqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin signal, rezulton se më datë 21.09.2023, nga ora 09:29 AM – 11:56 PM, shtetasi Eneo Sulejmanaj komunikon me punonjësin e policisë Briken Tereziu e konkretisht

Eneo: Mgjes vlla. Me x ajo zamira e kan kthy npoloni, do ma shofësh pak kët shokun. I dërgon pasaportën e shtetasit Enrik Mhillaj

Briken: Ka pasap tjetër ky vlla

Eneo: Me kte siken dot

Në orën 10:02 AM dhe në orën 10:32 AM zhvillohen dy telefonata midis shtetasit Eneo Sulejmanaj dhe punonjësit të policisë Briken Tereziu në aplikacionin Signal

Eneo: Vlla se kan sjell 1 nga Milano

Briken: Po

Eneo: Mos ta majn shume aty tlej naj gjë aty. I dërgon pasaportën e shtetasit B.K

Briken: Ca ore vjen

Eneo: Sa ka zbrit

Briken: Ok se I thashë dikujt ta marrë

Eneo: Ok vlla rrofsh. I dërgon pasaportën e shtetasit E.L

Nga kqyrja në sistemin TIMS rezulton se shtetasi E.M nuk ka dal nga territory i RSH

Nga kqyrja në sistemin TIMS rezulton se shtetasi B.K është përpunuar në hyrje të territorit të RSH më datë 21.09.2023 ora 18:02 nga punonjësi i policisë me username në TIMS MamajF Oficer. Shënime ne system. Kthyer me motivacionin se nuk lejohet në zonën shengen

Nga kqyrja në sistemin TIMS rezulton se shtetasi E.L është përpunuar në dalje të territorit të RSH më datë 22.09.2023 ora 05:49 nga punonjësi i policisë me username në TIMS TereziuB, në tejkalim të ditëve të qëndrimit. Gjithashtu ky shtetas ka hyrë në territorin e RSH më datë 20.12.2023 dhe është përpunuar në dalje më datë 19.01.2024 ora 11:59 nga kontrollori me username TereziuB

Nga kqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin signal, rezulton se më datë 22.09.2023, nga ora 05:29 AM – 03:42 PM, shtetasi Eneo Sulejmanaj komunikon me punonjësin e policisë Briken Tereziu e konkretisht

Eneo: Mgjes vlla. Do leri 170 tgjitha. Po I them ti fusi ne pasap. Mgjes vlla

Briken: Mirmgjes

Në orën 10:54 dhe në orën 10:55 zhvillohen dy biseda telefonike ndërmjet shtetasit Eneo Sulejmanaj dhe punonjësit të policisë Briken Tereziu.

Eneo: I dërgon pasaportën e shtetases R.N

Briken: Ok

Eneo: Ku te futet kjo vlla

Briken: Tek nr 8

Eneo: Ok vlla

Nga kqyrja në sistemin TIMS rezulton se shtetasi R.N është përpunuar në dalje të territorit të RSH më datë 22.09.2023 ora 16:09 nga punonjësi i policisë me username në TIMS Tereziu, në tejkalim të ditëve të qëndrimit”-thuhet në dosje.

“Nga këqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin Signal, rezulton se më datë 24.10.2023, nga ora 12:51 PM – 02:29 PM, shtetasi Eneo Sulejmanaj komunikon me punonjësin e policisë Briken Tereziu e konkretisht:

Eneo: Si je vëlla

Briken: Mire vëlla

Eneo: Kemi nja 2 çuna tani. Për Budapest

Briken: Mi nis

Eneo:  I dërgon pasaportën e shtetasve Q.Sh  dhe L.B

Briken: I ke ta taku apo do i len atje

Eneo: I kam taku. Takohemi bashkë. S’je vet ti?

Briken: Jo. Jam pushim sot

Eneo:  Prit te them 1 min. kemi dhe atë familjen qe humi avionin nesër ne darke

Briken: Ok po thuaj ne orën 8 te jen aty

Eneo:  Po po. Ky L.B do i lej aty

Briken: Ok ten r 7 thu

Eneo: Ok vlla

Në orën 02:00 PM zhvillohet një bisedë telefonike midis shtetasit Eneo Sulejmanaj dhe punonjësit të policisë Briken Tereziu në aplikacionin Signal

Eneo: O vëlla po ne e pam kte. I referohet shtetasit Q.SH. S’ka provu te iki me as i vend

Në orën 02:06PM zhvillohet një bisedë telefonike midis shtetasit Eneo Sulejmanaj dhe punonjësit të policisë Briken Tereziu në aplikacionin Signal

Briken: I dërgon një fotografi te sistemit TIMS me shënimin *kthyer deportiv nga Franca me motivin qëndrim ilegal. Ne interviste shpjegon se i kane dhënë ekspuls ne France. E ka deklaruar vetë idioti

Eneo: E hypim do ti japim letrën tja boj nga Belgjika ose nga Franca. Se si majm përgjigjsi për andej

Briken: Jo sot jo. Kur te jem unë e nisim nga Stambolli. Boi dhe ate letrën e avokatit, ndoshta e ka pa gabim ai shoku se unë se kam pa vete kte. S’me kujtohet

Eneo: Po pra sishe vet se t’mora ne tel me the te harrova. Veç ditët ka

Briken:E se maj men kujt ja kam çu. E kam pa gabim

Eneo:  Po v* çja q*** r**pt po të dojë të iki

Briken: V* jena ngaterru Pz

Eneo: Ska gje vlla po i them

Briken: Se unë s’para gaboj me kto po varet kujt ja kam dhon

Eneo: Kur je ne pune qe ti shof biletë. Ti them tani

Briken: Nesër pasnesër jam pushim. Ne vazhdim pastaj jam ne pune

Eneo: Ok vlla. Po nga Beogradi

Briken: Me mire nga Stambolli po dhe andej behet

Eneo: Qenkan në 2 të mëngjesit nga Stambolli

Briken: Po ta bejmë sikur do shkoje për vizite mjekësore ne Stamboll. Po beje dite tjetër bilete nuk ka.



AlbaniaWeb.net