Thu, Oct 10, 2024

Historike/ Shqipëria e Femrave bind ndaj Luksemburgut, kualifikim i madh në Play Off të Kampionatit Europian

  • PublishedJune 4, 2024

Shqipëria e femrave është kualifikuar për në fazën Play Off të Kampionatit Europian 2025. Vajzat kuqezi mundën pastër 3-1 Luksemburgun, në ndeshjen e luajtur në “Elbasan Arena”.

Doçi zhbllokoi llogaritë nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 29-të, duke i dhuruar qetësinë e duhur skuadrës. Krasniqi “vulosi” suksesin, me golin e saj në të 45-tën. Në minutën e 46-të, Berisha thelloi shifrat.  Kremer ngushtoi shifrat në fund, por pa mundur dot të ndryshojë fatin e takimit.

Shqipëria renditet në vendin e parë (9 pikë) në grupin C5. Luksemburgu pozicionohet në vendin e dytë, me vetëm 3 pikë të grumbulluara.

(J.S/ )

AlbaniaWeb.net