Wed, Oct 9, 2024

Oaktree “bekon” Marotta-n në krye të klubit zikaltër, Presidenti i ri me ide të qarta

  • PublishedJune 4, 2024

Tifozët zikaltët mësuan mëngjesin e sotëm edhe presidentin e ri të kubit. Në fakt për ta nuk do të jetë një emër i ri, pasi në punimet e Asamblesë së sotme, Bordi i Drejtuesëve, zgjodhi t’i besojë presidencën Beppe Marota-s, administratorit të deleguar të klubit.

Për pronarët amerikanë, vendosja e Marotta-s në krye të klubit, do të japë më shumë stabilitet dhe  vazhdimësi, duke qenë se ai vjen nga strukturat brenda klubit dhe e njeh mjaft mirë mënyrën e funksionimit të Interit. Sipas tyre Marotta do t’i jape klubit kampion, eksperiencën, pasionin dhe gjithë përkushtimin e tij, për të vijuar karrierën brilante që ka patur deri më tani.

AlbaniaWeb.net