Sun, Oct 6, 2024

Plagosja e 60-vjeçarit në Shkodër/ Zbardhet ngjarja, 6 persona e dhunuan me sende të forta pas sherrit për vendparkimin e mjeteve

  • PublishedJune 4, 2024

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale hetimore, të organizuara dhe të kryera menjëherë pas marrjes së njoftimit, mesditën e djeshme, për një konflikt në rrugën “Pogej”, si pasojë e të cilit u dëmtua shtetasi V. B., 62 vjeç, banues në Shkodër, specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër kanë identifikuar 6 shtetas të përfshirë në këtë ngjarje.

Në vijim të veprimeve procedurale:

– u arrestua shtetasi E. S., 47 vjeç dhe u shpallën në kërkim shtetasit I. S., 23 vjeç, S. H., 27 vjeç, A. K., 31 vjeç, S. T., 24 vjeç dhe A. B., 27 vjeç, të gjithë banues në Shkodër.

Këta shtetas kanë goditur fizikisht dhe me sende të forta, gjatë konfliktit për vendparkimin e automjeteve, shtetasin V. B., i cili vijon të jetë në kujdesin e mjekëve. Nga veprimet hetimore, dyshohet se shtetasi E. S. ka patur me vete armë zjarri, ndërsa shtetasi A. B. dyshohet se ka kryer veprime që pengojnë zbulimin e ngjarjes.

Vijon puna për kapjen e shtetasve në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.



AlbaniaWeb.net