Thu, Oct 10, 2024

“Tani jemi mama”/ Kylie Jenner bëhet nostalgjike, poston foto të vjetra me Hailey

  • PublishedJune 4, 2024

Kylie Jenner kujton momentet që ka kaluar me Hailey Bieber gjatë viteve të miqësisë së tyre të vjetër.  Personazhi televiziv ka ripostuar disa foto të vjetra nga një faqe fansash në “story” në Instagramin e saj. Në njërën ajo shihet duke pozuar me mikeshën e saj para një pasqyre.

“Tani jemi mama, Hailey Bieber”, ka shkruar Jenner.

Ajo ndau gjithashtu një foto të mëparshme të të dyjave duke pozuar me motrën e madhe të Kylie, Kendall Jenner. Jenner ka një vajzë 6-vjeçare dhe një djalë 2-vjeçar me ish-partnerin Travis Scott, ndërsa Hailey së fundmi njoftoi se është në pritje të fëmijës së saj të parë me bashkëshortin Justin Bieber. Lajmin e lumtur modelja e ka konfirmuar me një postim në rrjetet sociale.

Shihni foton 

Pamja e ekranit_2024-06-04_170647

Pamja e ekranit_2024-06-04_170823