Tue, Nov 26, 2024

20-vjeçari përplas me motor turisten e huaj në Berat, të dy përfundojnë te Trauma në gjendje të rëndë

  • PublishedJune 5, 2024

Një aksident i rëndë ka ndodhur në qendër të qytetit të Beratit, tek Ura e Varur.

Një motor, me targa BP 293,duke qarkulluar nga ulliri në drejtim të Urës së Goricës, ka goditur një turiste nga Nepali, që po kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën, e shoqëruar nga disa turistë të tjerë.

Përplasja ka qenë aq e fortë saqë turistja dhe drejtuesi i motorit ,E.Z,20-vjeç, janë përplasur në asfalt,të plagosur rëndë. Ata janë transportuar fillimisht drejt Spitalit Rajonal Berat, ku pasi kanë marrë ndihmën e parë mjekësore, janë transportuar drejt Spitalit të Traumës në gjendje të rëndë.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie,që po kryejnë këqyrjen e vendngjarjes,për të konkluduar në shkaqet e aksidentit të rëndë.



AlbaniaWeb.net