Mon, Nov 25, 2024

Besa e Kavajës, prezantohet Josa: Bëjmë maksimumin për arritjen e objektivave, këtu me shumë dëshirë

  • PublishedJune 5, 2024

Besa e Kavajës synon që të rikthehet sërish protagoniste në futbollin shqiptar. Së fundmi, klubi zyrtarizoi një trajner me mjaft eksperiencë në pankinë, si Mirel Josën. Tekniku Josa, në fjalën e tij gjatë prezantimit në ambientet pranë Bashkisë Kavajë u shpreh se është optimist për të ardhmen e kësaj skuadre.

“Duhet të japim maksimumin tonë. Kur bëhet gjithccka me dëshirë, do të thotë se një komunitet, fiton. Unë erdha me shumë dëshirë, duhet të kontribuojmë të gjithë për të mirën e skuadrës. Këtu nuk ka merita individuale. Sinqeriteti në punë më jep një shtysë më të madhe për të bërë mirë” – tha ai.

(J.S/)

AlbaniaWeb.net