Kukësi mbetet pa trajner, Bledar Devolli “divorcohet” nga verilindorët
Kukësi, që sezonin e ardhshëm do të luajë në Kategorinë e Parë, është zyrtarisht pa trajner. Ditën e sotme ishte vetë tekniku gjirokastrit Bledar Devolli, i cili ka njoftuar se është larguar nga klubi i Kukësit.
Në deklartatën e tij, Devolli shprehet: “Faleminderit drejtuesve për mundësinë dhe tifozëve për mbështetjen. Mirënjohje për Anin, Vason, Qemalin, Yllin, Albin, Oltin. Krenar për futbollistët e mi dhe rrugëtimin që kemi bërë të gjithë bashkë. Faleminderit”
Devolli nuk arriti dot të mbante Kukësin në superiore, ndaj klubi verilindor tani do duhet të punojë për gjetjen e teknikut të ri, me qëllimin nisjen nga puna, për realizimin e objektivit sezonal, atë të rikthimit sa më shpejtë, në elitën e futbollit shqiptar.