“Nuk më ka njohur”/ Këngëtarja shqiptare flet për takimin e parë me partnerin
Këngëtarja e njohur shqiptare, Engjëllusha Salihu, u fejua pak javë më parë, në një ceremoni ku bëri pjesë familjen dhe miqtë.
Ajo befasoi fansat e publikun pasi këtë lidhje e kishte mbajtur shumë private, duke mos zbuluar as identitetin e partnerit.
Në një intervistë për ‘Prive’, Ëngjëllusha zbuloi se si është njohur me tashmë të fejuarin. Ajo tha se partneri aktual, nuk e kishte njohur si këngëtare dhe se nuk ia kishte ditur as emrin.
“Mërgimi nuk më ka njohur, as nuk më ka njohur që jam këngëtare, as nuk ma ka ditur emrin”, u shpreh këngëtarja.