Tue, Nov 26, 2024

PS propozon Fatmir Xhafajn kryetar të komisionit anti-korrupsion

  • PublishedJune 5, 2024

Një deputet veteran i PS-së dhe ish-ministër i Brendshëm, Xhafaj njihet si “arkitekt” i reformës në drejtësi, pasi drejtoi komisionin e posaçëm parlamentar në vitin 2016, kur u miratua dhe paketa ligjore për funksionimin e organeve të reja të drejtësisë.

Projektvendimi i publikuar nga Kuvendi të mërkurën me përbërjen e komisionit pritet të votohet të enjten në seancë plenare. Sipas dokumentit afati fillestar i punës së tij do të jetë 10-mujor, me të drejtë zgjatjen e afatit të ushtrimit të veprimtarisë me vendim të Kuvendit.

Në listën e anëtarëve vetëm kryetari Xhafaj vjen si propozim i PS-së, ndërsa emrat e tjerë bëhen automatikisht anëtarë për shkak të funksioneve që kanë në drejtimin e komisioneve të përhershme parlamentare.

Sipas projektvendimit të miratuar të enjten që shkoi Komisioni i Posaçëm përbëhet nga 11 anëtarë, nga të cilët 6 janë përfaqësues të shumicës parlamentare dhe 5 përfaqësues të pakicës parlamentare, të cilët janë kryetarë dhe nënkryetarë të  komisioneve të përhershme parlamentare dhe kryetari e nënkryetari i Këshillit Kombëtar të Integrimit.

Bazuar në këtë formulë në përbërjen e tij do të jenë përveç Xhafajt, deputetët e PS-së, Klotida Bushka, Eduard Shalsi, , Evis Kushi dhe Toni Gogu, ndërsa nga opozita do të jenë anëtarë  Jorida Tabaku, Dhurata Tyli, Sorina Kote, dhe një vend bosh që pritet të propozohet nga -së.

Sipas projektvendimit nënkryetari do t’i përkasë pakicës parlamentare, ndërsa vendimmarrja do të merret me shumicë votash por duke pasur si synim konsensusin.

I njohur ndryshe edhe si komisioni “antikorrupsion”, ai është rezultat i një rezolute të propozuar nga mazhoranca e drejtuar nga kryeministri dhe është kundërshtuar deri më tani nga opozita, e cila nuk ka marrë pjesë në votimin për ngritjen e tij.

Komisioni ka për qëllim kryesor të tij të drejtojë e koordinojë një proces të thelluar reformimi”, thuhet në vendimin e votuar në parlament, por në funksionet e tij do ketë edhe thirrjen në seanca dëgjimore të institucioneve të drejtësisë.

Opozita është treguar skeptike deri më tani për qëllimet e ngritjes së tij. Një pjesë e saj ka akuzuar mazhorancën se po tenton të ushtrojë presion mbi organet e reja të drejtësisë nëpërmjet këtij komisioni.

Nga ana tjetër mazhoranca e ka justifikuar nevojën e ngritjes së tij me rolin e Kuvendit si ndërmjetës mes institucioneve të pavaruara dhe agjencive për ecurinë reformave anti-korrupsion dhe si një kërkesë të procesit të integrimit evropian.

Vendimi për ngritjen e tij parashikon që pranë Komisionit do të ngrihet dhe funksionojë grupi i punës i ekspertëve vendas dhe ndërkombëtarë me përfaqësues të propozuar nga institucionet e drejtësisë, dhe agjencitë ekzekutive ligjzbatuese, organizata të shoqërisë civile dhe medias, etj..

Kuvendi pritet të votojë dhe përbërjen e Komisionit të Posaçëm për “dizinformimin”, për të cilin PS ka propozuar si kryetar deputetin Erjon Braçe,. Anëtarët janë Etilda Gjonaj, Bledar Çuçi, , , , ndërsa nga opozita janë konfirmuar vetëm dy deputetë të partive të vogla, Fatmir Mediu nga Partia Republikane dhe nga Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet. Vendet e tjera të opozitës parlamentare mbeten bosh pasi grupi parlamentar i PD-së nuk ka propozuar anëtarë.