Tirana e shpërbërë, tani nuk plotëson dot as 11-shen
Tiranës i duhen edhe dy titullarë që të mbushë ekipin dhe të ketë një 11- she për sezonin e ri futbollistik. Kur duhen 40 ditë nga ndeshja e parë në Europë, skuadrës i duhet një 11-she e tërë. Në këtë moment që flasim ka të paktën 9 lojtarë që kanë luajtur më shumë se 90 minuta në Superiore ose Kupën e Shqipërisë. Ka dy pozicione bosh ku duhen lojtarë me urgjencë si dhe një stol që duhet të plotësohet, pasi ka vetëm të rinj.
PORTA – Reparti më i plotësuar se asnjëherë tjetër i bardhebluve. Ka tre titullarë që mund të luajnë nga minuta e parë. Selmani, Kozi dhe Abdullahu, që të tre janë lojtarë të konfirmuar në Superiore. Në këtë repart nuk duhen afrime.
MBROJTJA – Reparti që urgjentisht duhet të plotësohet. Kanë ikur tre titullarë, Lulaj, Najdovski dhe Hoxhallari. Mici dhe Përgjoni janë pa kontratë. Në këtë moment që flasim, ky repart ka vetëm Haxhiun që mund të luajë djathtas dhe Metën që këtë sezon shumë pak ka luajtur në mbrojtje. Skuadrës i duhen tre qendërmbrojtës dhe të paktën një mbrojtës i majtë dhe një i djathtë, pa llogaritur edhe rezervat. MESFUSHA – Deliu e Lushkja janë të larguar. Me urgjencë duhet një shkatërrues dhe një mesfushor tjetër. Nëse qëndron Jonuzi, të gatshëm janë Jaku dhe Tola.
SULMI – Një tjetër repart në alarm. Nikqi dhe Latifi janë dy futbollistë që kanë luajtur në Tirana me shumë mundësi do të nisë punën ditën e hënë. Bardheblutë kanë menduar që ekipi duhet të plotësohet deri të premten. Të premten gjithashtu do të bëhet edhe prezantimi i trajnerit tëri dhe skuadrës. Kujtojmë që bardheblutë do të luajnë në Konferencë Ligë. Shorti hidhet në mes të qershorit, ndërsa ndeshja eparë e këtij kompeticioni luhet në mes të korrikut.
Të hënën nis stërvitja Superiore, Cereni ka provuar veten në fund të kampionatit. Skuadrës i duhen të paktën tre lojtarë në këtë pozicion për të qenë e kompletuar. Siç shihet me largimin e shtatë lojtarëve, Tiranës i duhet një revolucion total në skuadër. Aktualisht, skuadra ka dy titullarë mangët dhe stolin të gjithin bosh.