Tirana vendos, akord me trajnerin e kombëtares së moshave
Tirana ka nisur një revolucion që pas përfundimit të sezonit teksa ka larguar trajnerin dhe pjesën më të madhe të titullarëve.
SuperSport ka mësuar ekskluzivisht se trajneri i ri i Tiranës do të jetë Bledi Shkëmbi. Burime të sigurta bëjnë me dije se trajneri korçar ka arritur marrëveshjen me drejtuesit e bardhebluve, për një kontratë 2-vjeçare, me detaje shumë të mira financiare.
Shkëmbi mori pak kohë më parë drejtimin e skuadrës së 17-vjeçarëve të Shqipërisë, por oferta e Tiranës duket se e ka bindur për të lënë të rinjtë kuqezi, që përgatiteshin për kampionatin europian që do të luhet në Shqipëri vitin e ardhshëm dhe 17-vjeçarët e Shqipërisë do luanin në fazën finale.
Në të shkuarën, 44-vjeçari ka drejtuar Lirinë, Teutën, Ballkanin dhe Dinamon. Po ashtu krahas Shqipërisë U17 ka drejtuar dhe ekipin e 19-vjeçarëve.
26-herë kampionët siguruan pjesëmarrjen në Europë, ndonëse u renditën të pestët, pasi Skënderbeu është i dënuar nga UEFA dhe Egnatia e renditur më sipër fitoi dhe Kupën e Shqipërisë. Shkëmbi pason Fagun në pankinën e Tiranës, ndërsa do të nisë së bashku me drejtorin sportiv e sapoemëruar Agim Ibraimi punën për ndërtimin e skuadrës për Kupat e Europës dhe sezonin e ri.
AlbaniaWeb.net