Zyrtare, do të luajnë në Champions, Bologna firmos me trajnerin e ri
Pas largimit të Thiago Mottas, Bologna ka zyrtarizuar trajnerin e ri. Klubi që do të luajë në Champions League i ka besuar pankinën Vincenzo Italianos. Italiano do të qëndrojë te kjo skuadër, të paktën deri në vitin 2026.
“Bologna Fc 1909 njofton se i ka besuar drejtimin teknik të Ekipit të Parë Vincenzo Italiano, i cili ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor 2026” – Shkruan klubi.
(J.S/)