Champions League/ Formati i ri, ndryshon edhe mënyra e shorteut
Sikundër dihet, Uefa Champions League do të ndryshojë “fytyrë”, duke nisur që nga sezoni i ardhshëm, në muajin shtator.
Për të shpjeguar më shumë rreth mënyrës se si do të organizohet hedhja e shortit, ka folur për mediat vetë Zv Sekretari i Përgjithshëm i UEFA-s, Giorgio Marchetti.
“Do të jetë një shorte hibrid. Do të fillojë duke zgjedhur nga vazo e parë për skuadrën e parë, më pas kompjuteri me software do të japë 8 kundërshtarët që do të zbulohen nga dikush që do të shtypë butonin. Gjithashtu Marchetti shtoi se nuk do të jetë e mundur të shohim përballje derby, pra përplasje mes skuadrave të të njëjtit shtet, deri në fazën me eleminim direkt.