Fri, Nov 29, 2024

Me anë të kësaj shprehje, Rihanna tregon se është tërhequr nga muzika?

  • PublishedJune 7, 2024

Fansat po përpiqen të pranojnë që Rihanna mund të dalë në pension pasi krijuesja e hitit “Diamonds” ka shuar sërish çdo shpresë për një album të ri.

E parë së fundmi në New York City, Rihanna kishte veshur një bluzë blu me një mesazh të mbuluar që i bëri të gjithë kureshtarë. 36-vjeçarja kishte veshur një bluzë ku shkruhej:

“Kam dalë në pension”

Fotot vijnë mes aludimeve se këngëtarja po bën një pushim nga karriera e saj muzikore ndërsa po përgatitet edhe për fëmijën e saj të tretë.

Spekulimet për shtatzëninë e Rihannës u nxitën nga pamja e saj e fundit, ku ajo u pa duke mbuluar me qëllim barkun. Megjithatë, deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar.

Tani ajo nuk ka publikuar asnjë album që nga viti 2016 dhe në vend të kësaj është zhvendosur në rritjen e markës së saj të bukurisë.