“Mund të mos kthehet kurrë në rolin që ishte më parë…”/ Si është gjendja e Kate Middleton?
Një ditë me plot ngjarje për familjen mbretërore britanike ishte e mërkura e 5 qershorit.
Princi William së bashku me Mbretin Charles III dhe Mbretëreshën Camilla morën pjesë në ngjarjen D-Day që nderon veteranët e luftës çdo vit. Princi i Uellsit, si në çdo dalje publike, është pyetur për Kate Middleton dhe gjendjen e saj shëndetësore.
Ai tha se gruaja e tij është “më mirë” në ceremoninë në Portsmouth. Kjo dalje publike është bërë në prag të 80-vjetorit të D-Day që do të festohet sot, më 6 qershor. Pasi 100-vjeçari Geoffrey Weaving pyeti për shëndetin e Princeshës së Uellsit ai tha se:
“Ajo do të donte të ishte këtu sot.”
“Ajo mund të mos kthehet kurrë në rolin që ishte parë më parë.”
AlbaniaWeb.net