U shpall kampion me “demat” e Partizanit, Kolela ulet në stolin e kombëtares afrikane
Pas një viti pa punë, Xhovani Kolela është rikthyer në detyrë,këtë herë si zëvendëstrajner. Mediat italiane bëjnë me dije se ishtrajneri i Partizanit dhe Apolonisë i është bashkuar stafit të trajnerit Stefano Kuzin në kombëtaren e Komoros në Afrikë.
Përfaqësuesja e vendit me vetëm rreth 1 milionë banorë luan sot ndeshjene radhës në kualifikueset e Botërorit kundër Madagaskarit. Komoro ndodhet në vendin e parë në grupin I me 6 pikë në 2 ndeshje.Mes skuadrave që ka mposhtur është edhe Gana.