Mon, Nov 25, 2024

Zyrtare/ Kombëtarja helvete udhëton drejt Gjermanisë me 3 futbollistë shqiptarë

  • PublishedJune 7, 2024

Kombëtarja e Zvicrës e drejtuar nga trajneri Murat Yakin, ka publikuar të premten listën zyrtare për Kampionatin Evropian 2024. Helvetët do të kenë punë me Skocinë, Gjermaninë dhe Hungarinë në grup.
Andi Zeqiri është lojtari i fundit që largohet nga kampi zviceran. Ndërkohë, Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Ardon Jashari janë lojtarët shqiptarë që janë përfshirë në listë.
Sulmuesi 24-vjeçar nga klubi belg KRC Genk do të jetë në gatishmëri nëse një lojtar nuk është i disponueshëm. Yakin ka folur në lidhje me vendimin.

“Andi na e bëri të vështirë vendimin. Së fundmi ai ka performuar shumë mirë. Ditët stërvitore në parakamp treguan se konkurrenca është shumë e fortë edhe në ofensivë, për këtë arsye iu dha përparësi lojtarëve të tjerë”.
Kombëtarja e Zvicrës tashmë do të udhëtojë drejt Gjermanisë me tre portierë, shtatë mbrojtës dhe 16 lojtarë të mesfushës dhe sulmit.

Zvicra
Zvicra
AlbaniaWeb.net