Wed, Nov 27, 2024

“Amaneti yt u vu në vend”, mjeku Tritan Kalo përcjell në banesën e fundit bashkëshorten, dedikimi prekës: Mbi arkëmort do vendosen 72 trëndafila…

  • PublishedJune 8, 2024

Pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rendë, një javë më parë u ndarë nga jeta bashkëshortja e mjekut të njohur, Tritan Kalo.

Ditën e sotme ajo do të përcillet në banesën e fundit nga familjarët, ndërsa mjeku Tritan Kalo ka shkruar disa rreshta të ndjera për të.

Mjeku Kalo shkruan se do t’i çojë deri në fund amanetet e bashkëshortes së saj.

E kish lënë amanet të përcillej me rrobat me të cilat festuam ditëlindjen e 25-të të yllit tonë të vogël Genta Juna Kalo si dhe të prehej shumë pranë varrit të Ardit. Ishin shumë të lidhur me njëri tjetrin. Amaneti yt u vu në vend”-shkruan mes rreshtash mjeku.

Mbi arkëmort do vendosen edhe 72 trëndafila të kuq, rozë dhe të bardhë, sikundër kurdoherë ti i pëlqeje, dhe numri përkon me atë çka ti shpreheshe dhe dëshiroje kur u sëmure: “Të paktën të mbush 72 vite, para se të ndahem nga kjo jetë”-shkruan mjeku Kalo.

Duke shprehur dashurinë e madhe për bashkëshorten e ndjerë, mjeku i premton asaj se do të ta kujtojë gjithmonë atë dhe do të kujdeset për fëmijët e tyre.

Do të përjetësohesh në mendjet dhe në zemrat tona e mira, e urta dhe buzëgazta Rozeta Kalo. Prehu në Paqë dhe mos ki asnjë dert për Besjanën, Enkelejdën dhe Gentan, sepse unë do të vijoj të jem për to babai kurdoherë i dedikuar në përkujdesin ndaj tyre….

Në shtëpinë tonë kurrë nuk do të mungojnë prania e roses/trëndafilave, luleve të tua të preferuara….. Lamtumirë gjysma ime më e mirë.”-shkruan Tritan Kalo.



AlbaniaWeb.net