Fifi flet për raportin e të birit me të vëllanë, djalin e Adrolës dhe Adisit
Filloreta Raçi dhe Adis Patushi prej disa vitesh jetojnë një histori të bukur dashurie që u bekua me një djalë, Theo Mal, vitin që lamë pas. Adisi i propozoi për martesë këngëtares gjatë “Dancing with the Stars” dhe tashmë pritet një dasmë nga ana e tyre.
Mirëpo, ju kujtojmë se Adisi ka dhe një djalë nga marrëdhënia e tij me modelen e njohur shqiptare Adrola Dushin, Troin. Por, çfarë raporti ka Troi me Theo Mal?
Kësaj pyetjeje Fifi i është përgjigjur mbrëmjen e kaluar teksa ishte e ftuar në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan”.
Pyetje- Përgjigje:
Kian: O Fifi po djali yt ka dhe një vëlla? Takohen ata, duhen shumë?
Fifi: Po, djali im e ka dhe një vëlla dhe ndaj nuk po nxitoj t’ia bëj një vëlla ose motër. Shpesh nuk takohen se vëllain e ka në SHBA, por tani do vijë e do takohen.