FOTO/ Operacion blic në Londër, Broja mund të bëhet “djall”, Milan e sheh si zëvendësuesin e Giroud
Me largimin e Giroud, Milan është vënë në kërkim me kohë të plotë për të gjetur një tjetër “bomber”, një qendërsulmues të ri. Sipas La Gazzetta dello Sport, Milan është futur “all-in”, gjithçka për gjithçka, për të siguruar shërbimet e Armando Brojës.
Gjithnjë sipas të përditshmes italiane, Broja është profili ideal në sytë e drejtuesve të klubit kuqezi, madje drejtori teknik, Moncada, udhëtoi të premten në Londër për të kuptuar nëse ekziston mundësia për t’u futur në negociata me Chelesea-n për transferimin e Armando Brojës. Nuk është një sekret që emri i Brojës pëlqehet shumë në Milano, madje drejtuesit e Milanit zhvilluan sondazhe edhe gjatë merkatos së janarit, por në fund, Chelsea dhe Broja vendosen që të transferohej në formë huazimi te Fulham.
La Gazzetta shton se Broja do të jetë një nga të vëzhguarit special gjatë “Euro2024”, mbi të gjitha në sfidën e parë, atë kundër Italisë. Në këtë pikë topi i kalon Chelsea-t, me blutë që duhet të ulin disi pretendimet për Brojën pasi dëshira e tyre është të shesin sulmuesin kuqezi me titull definitiv.
Sigurisht Broja nuk është profili i vetëm në listën e dëshirave të stafit kuqezi, pasi një emër fiks është Zirkzze, me holandezin që ka një klauzolë largimi prej 40 milionë euro.
()