Mbyllen hetimet për sherrin në pallatin mbretëror, ja çfarë pritet të ndodhë
Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim Princ Lekën, ish-bashkëshorten e tij Elia Zaharian dhe babain e kësaj të fundit Gjergj Zaharia për akuzën e dhunës në familje. Hetimet nisën pas publikimit të një video dhe kallëzimit në prokurori për dhunmë në familje.
Konfliktet e vazhdueshme, mungesa e komunikimit dhe ndërprerja e bashkëjetesës u cilësuan si tri arsye që janë pranuar nga të dya palët, si shkak i divorcit të tyre.
Si nisi sherri i bujshëm?
Gjithçka ka nisur kur Princ Leka ka shkuar të takojë të bijën në shtëpinë e tij më 5 mars të këtij viti, ku jeton bashkë me të ëmën, Elia Zaharia. Siç rrëfen Princ Leka në dëshminë e tij, në ato momente vajza e mitur ka qenë me Gjergj Zaharinë, ish-vjehrri i tij, i cili po kujdesej për mbesën, pasi Elia nuk ndodhej në banesë.
Këtë takim të dy e përshkruan të dhunshëm, teksa Princi pretendon se është dhunuar nga Gjergj Zaharia, ndërsa ky i fundit ka thënë se është i moshuar dhe s’mund të dhunojë askënd.
Madje, në dëshminë e tij, Princ Leka pretendon se është dhunuar me sende të forta si statuja e drurit, ndërsa thotë se ish-vjehrri i ka grisur edhe xhupin në sy të vajzës. Ai thotë se sherri nisi nga ana e Gjergj Zaharia që “ka filluar me fjale fyese e kërcënuese në drejtimin tim duke më thënë t’i duhet të ndërrosh rrugën kur të më shikosh mua”.
‘Në këto momente situata ka agravuar shtetasi Gjergj Zaharia, më është afruar duke më shtyrë e goditur me shkelma tek këmbët e mia. Reagimi im ka qene vetëm mbrojtës’-pretendon princi.