Merkato/ Në Serie A të “çmendur” pas Dovbyk
Artem Dovbyk është emri më i lakuar së fundmi nga mediat në Itali. Sulmuesi ukrainas vjen pas një sezoni të “çmendur” me Girona-n, ku ishte protagonisti absolut tek skuadra spanjolle, me 24 gola të shënuar, që bënë që skuadra e Girona-s, të sigurojë pjesëmarrjen në Champions League sezonin e ardhshëm.
Pas tij duke se janë vënë pas skuadrat e mëdha italiane, mes së cilave Milan dhe Napoli duket se janë më të interesuarat për të blerë sulmuesin.
Conte dhe Fonseca do ta mirëprisnin ardhjen e ukrainasit, i cili do të ishte padyshim një super transferim, që do të forconte shumë repartin e sulmit.