Mon, Nov 25, 2024

Miqësore/ Gjermania, fitore me përmbysje në “frymën e fundit”. Nagelsmann: Fitore që na jep moral

  • PublishedJune 8, 2024

Gjermania, vendi organizator i Euro 2024, zhvilloi të premten në mbrëmje testin e fundit miqësor, 7 ditë përpara startit të evropianit. Pas barazimit zhgënjyes 0-0 në miqësoren e parë ndaj Ukrainës, këtë herë “Panzerat” i’a dolën të fitonin përballë Greqisë me përmbysje 2-1.

Sfida filloi më mirë për helenët, të cilët realizuan golin e avantazhit ne minutën e 33-të me Masouras.

Në fraksionin e dytë të lojës, zëvendësimet e Nagelsmann dhanë frytet e duhura, me gjermanët që fillimisht barazuan me Havert në minutën e 56-të dhe më pas në fund në minutën e 89-të shënuan golin e fitores me Gross.

Për teknikun e “Panzera-ve”, kjo fitore erdhi në momentin e duhur, për t’i dhënë më shumë moral dhe besim djemëve të tij, për të qenë gati për fillimin e evropianit.

“Në pjesën e parë, për herë të parë pas shumë kohësh, humbëm shumë topa. Edhe në pasime ishim shumë të ngadaltë në manovër. Për këtë gjë folëm në pushimin e sfidës. Në pjesën e dytë ndryshuam mënyrën e lojës, ishim më të zhdërvjellët në veprimet sulmuese. Kjo fitore ishte shumë e rëndësishme për humorin në përgjithësi dhe për tifozët.

Në fund tekniku gjermani, i pyetur për gabimin e Neuer-it, i del në mbrojtje portierit të tij: “Nuk lejoj asnjë diskutim mbi Neuer, është shumë e thjesht të drejtosh gishtin tek Neuer, por në atë rast kemi të bëjmë me disa gabime. Ai kreu tre pritje spektakolare më pas”, përfundoi deklaratën e tij Nagelsmann.

AlbaniaWeb.net