Thu, Nov 28, 2024

Pas aludimeve për divorc nga Ben Affeck, reagon JLo për herë të parë

  • PublishedJune 8, 2024

Një reagim ka ardhur prej Jennifer Lopez lidhur me “thashethemet” në lidhje me krisjen në marrëdhënien e saj dhe Ben Affleck.

Rikujtojmë që thashethemet për një ndarje të mundshme të çiftit nisën kur këngëtarja u shfaq vetëm në eventin e madh të modës, Met Gala 2024 dhe më pas në daljen publike të festimeve për “Memorial Day”.

Në faqen zyrtare në internet, “On the JLo” Lopez iu drejtua me një mesazh admiruesve të saj duke i falënderuar për vlerësimin dhe bujarinë në suksesin e radhës si aktore në filmin “Atlas”.

“Sapo mora një lajm të mrekullueshëm dhe gjithçka është realizuar falë jush. “Atlas” është përsëri në vend të parë në mbarë botën këtë javë! Faleminderit shumë të gjithëve! Mund të duket sikur ka shumë negativitet në botë, por mos lejoni që zërat e disave të hedhin poshtë faktin se ka shumë dashuri atje jashtë. Faleminderit! Ju dua shumë të gjithëve.”