Po qarkullonin me armë zjarri në Bulqizë, policia arreston adoleshentin, shoferi braktisi mjetin dhe arratiset. Sekuestrohen 130 fishekë
Qarkullonin me armë zjarri në automjet, kapet dhe vihet në pranga 18-vjeçari, ndërkohë vijon puna për kapjen e drejtuesit të mjetit.
Shërbimet e Policisë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se dy shtetas lëviznin të armatosur, kanë organizuar punën për kapjene tyre.
Si rezultat në lagjen “Minatori”, shërbimet e Policisë kanë konstatuar automjetin e dyshuar dhe i kanë bërë shenjë ndalimi. Drejtuesi i automjetit porsa pa shërbimet e policisë, nuk iu bind urdhërit për ndalim por u largua me shpejtësi duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të automjetit të dyshuar , ku kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e njërit prej shtetasve ( pasagjer) shtetasin K.S., 18 vjeç, ndërsa drejtuesi i automjetit shtetasi E.T., 21 vjeç, mundi të largoj në këmbë pasi braktisi mjetin dhe vijon intensivisht puna për kapjen e tij
Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit brenda në automjet, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pushkë dhe 130 copë fishek.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
AlbaniaWeb.net