Wed, Nov 27, 2024

Princ Leka dhe Blerta fotografohen duke shëtitur në pedonale

  • PublishedJune 8, 2024

U bë nënë për herë të parë në moshën 50-vjeçare, Naomi Campbell pranon se ka mirëpritur të dy fëmijët përmes një surrogate
Princ Leka dhe Blerta fotografohen duke shëtitur në pedonale

Pas divorcit me Elia Zaharian, Princ Leka po shijon prej kohësh romacën me të dashurën e tij, Blerta Celibashin. Ata janë fotografuar duke shëtitur në Penalen e Tiranës ku nuk i kanë shpëtuar as syrit të qyetarëve.

Ata duket se kanë vendosur të shfaqen publikisht në shoqërinë e njëri-tjetrit duke lënë në hije çështjen e skandalit në pallatin mbretëror.

Përflitet se madje ata do të fejohen dhe së shpejti do të kurorëzojnë edhe dashurinë.

{“data”:{“product”:”tiktok”}}

Ndërkohë kujtojmë se Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim Princ Lekën, ish-bashkëshorten e tij Elia Zaharian dhe babanë e kësaj të fundit Gjergj Zaharia.

Princ Leka, ish-bashkëshortja e tij Elia Zaharia dhe babai i kësaj të fundit, Gjergj Zaharia, akuzohen për dhunë në familje.

Hetimet nisën pas publikimit të një video dhe kallëzimit në prokurori për dhunë në familje. Më 25 prill Gjykata e Tiranës vendosi zgjidhjen e kurorës martesore mes Princ Lekës dhe aktores së njohur.

Në vendimin e Gjykatës thuhet se çifti, prindër të një vajze të vogël, kanë vendosur të ndahen pasi kanë pasur konflikte të vazhdueshme, mungesë komunikimi dhe se kishin ndërprerë bashkëjetesën. Kështu hidhet poshtë se martesa është zgjidhur për shkak të tradhtisë së Princ Lekës ndaj Elia Zaharias.

Konfliktet e çiftit u bënë publike pas qarkullimit të një videoje, ku Leka, babai i Elias dhe vetë ajo, konfliktoheshin fizikisht mes tyre. Ndërkohë pas këtyre pamjeve, ata përfunduan në Gjykatë, me urdhër mbrojtjeje ndaj njëri-tjetrit.
Ndërsa Elia i është rikthyer jetës së saj profesionale dhe ngjitjes në skenë me disa vepra, nga ana tjetër Leka po shijon lidhjen e tij të të dashurisë.