Spalletti “merr frymë” lirisht/ Barella do të jetë i gatshëm për sfidën ndaj Shqipërisë
Vijnë konfirmime të rëndësishme në shtëpinë e “Azzurrëve” në prag të debutimit ndaj kombëtares shqiptare në këtë evropian.
Sipas mjekëve pranë kombëtares italiane, rezultatet e vizitave të para mjekësore, këtë të shtunë, për mesfushorin Nicolo Barella janë pozitive. Mesfushori i Interit, ka shfaqur progres të dukshëm pas dëmtimit dhe është drejt rekuperimit 100%, për të qenë i gatshëm që në sfidën e parë përballë kombëtares tonë.
E sigurtë është që Luciano Spalletti do ta ketë të gatshëm Barella-n ndaj Shqipërisë, megjithatë i takon trajnerit të “azzurrëve” nëse do të rrezikojë ta aktivizojë Barella-n nga minuta e parë në këtë ndeshje apo jo.