FOTO/ Yjet e Borussia Dortmund me pushime në jug të Shqipërisë
Bregdeti shqiptar po tërheq gjithnjë e më shumë turistë VIP gjatë sezonit të verës. Ndër më të lakmuarit mbetet jugu për shkak të plazheve dhe ujit të pastër si kristal, bukurive natyrore falë kombinimit mal dhe det si dhe investimeve të realizuara vitet e fundit në infrastrukturë dhe njësi hotelerie.
Pikërisht, dy yjet e skuadrës gjermane të Borussia Dortmundit Karim Adeyemi dhe Emre Can kanë zgjedhur jugun e Shqipërisë për pushimet e tyre në këtë fillimqershori.
Të dy lojtarët e ekipit gjerman po qëndrojnë në një nga resortet luksoze të jugut ku janë takuar dhe me biznesmenin e njohur shqiptar, Samir Mane.
“Kapiteni i Borussia Dortmund @bvb09, Emre Can @emrecan23 dhe sulmuesi Karim Adeyemi @karim_adeyemi, zgjedhin @greencoastresort dhe Shqipërinë për pushime. Nga koha që kalova me të dy kuptova që janë kampionë të vërtetë përtej futbollit. Suksesi nuk i është dhuruar, por kanë punuar shumë, dhe kjo i bën të jenë me këmbë në tokë dhe modestë. Pavarësisht se një vend i vogël, Shqipëria ka shumë për të ofruar në turizëm për të gjithë“, shkruan Mane në një postim në Instagram, teksa ka publikuar një foto me dy futbollistët.
Karim Adeyemi dhe Emre Can mbërritën në Shqipëri menjëherë pas përfundimit të finales së Champions League në Wembley, ku ata u aktivizuan me Dortmundin në humbjen 2:0 ndaj Real Madrid. Sulmuesi verdhezi, Adeyemi i cili po kalon një romancë me artisten shqiptare Loredana, humbi një rast për shënim teksa doli i vetëm përballë portës së madrilenëse por pa arritur që të finalizojë.
()