Fri, Nov 29, 2024

Kokainë, ekstazi, GHB dhe poppers/ Bie në pranga 32-vjeçari nga Estonia, dyshohet se i shiste në lokalet e natës në Dhërmi

  • PublishedJune 9, 2024

Brenda 24 orësh goditet një tjetër rast i shitjes së drogave të forta, në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Tempulli 3”.

Vihet në pranga një 32-vjeçar nga Estonia, të cilit iu gjetën sasi me droga të forta si kokainë, ekstazi, GHB dhe poppers.

Sekuestrohet sasia e lëndëve narkotike që u gjet në dhomën ku 32-vjeçari qëndronte, në Dhërmi.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, në vijim të veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar antidrogë, të koduar “Tempulli 3”, pasi kanë siguruar informacion se një shtetas posedonte droga të forta me qëllim shitjen, kanë organizuar punën dhe, si rezultat, kanë kapur dhe kanë arrestuar në flagrancë shtetasin e huaj O. G., 32 vjeç, banues në Estoni.

Gjatë kontrollit fizik dhe në dhomën ku ky shtetas qëndronte, në Dhërmi, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura sasi me droga të forta, kokainë, ekstazi, GHB dhe poppers, të cilat dyshohet se 32-vjeçari i posedonte me qëllim shitjen kryesisht në lokalet e natës, në Dhërmi.

Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.



AlbaniaWeb.net