Fri, Nov 29, 2024

Njihuni me Françeska Rustemin, Miss Universe Albania 2024

  • PublishedJune 9, 2024

19-vjeçarja Franeska Rustemi u shpall Miss Universe Albania 2024.

Me origjinë nga qyteti i Durrësit, Françeska rrëmbeu kurorën e më të bukurës dhe bëhet kështu vajza që do të përfaqësojë Shqipërinë në Miss Universe 2024 në Nikaragua.

Bukuroshja Durrsake është zgjedhur disa përpara 4 vitesh si shoqëruesja e parë e miss-it në kompeticionin e bukurisë “Miss Shqipëria 2020”, ku ishte vetëm 15-vjeçe.

Gjatë spektaklit të bukurisë, i cili u mbajt në Pallatin e Kongreseve nuk munguan surprizat dhe të ftuarit ku Ledri Vula dhe Valon Shehu shoqëruan me muzikën e tyre sfilatat e vajzave garuese.