Vrasja e recepsionistit në Dhërmi/ Lihen në burg dy bashkëpunëtorët e autorit Gerald Shehu, ata dogjën sendet personale të viktimës
Është dhënë masa e arrestit për dy punonjësit e hotelit Daniel Qose 33 vjeç dhe David Lart 30 vjeç, të cilët ndihmuan për të fshehur provat për vrasjen e 31-vjeçarit Eraldo Nevruzi.
Ata eliminuan sendet personale, teshat, dhe çdo gjë tjetër që do ishte provë, duke i djegur në furrën e picave. 31-vjeçari Eraldo Nevruzi u ekzekutua nga dhëndri i pronarit Gerald Shehu 43 vjeç në Hotel Greccia në Dhërmi.
Seanca gjyqësore është drejtuar nga gjyqtarë Dorina Stroka dhe prokurore Vijuna Mata, ndërkohë që gjykata është shprehur ,vlerësimin e ligjshëm të arrestit dhe masën e sigurisë arrest në burg. Të dy autorët kanë shprehur pendesë për veprimin që kanë bërë, duke thënë se kanë qenë nën kërcënimin e armës.
AlbaniaWeb.net