Rinori pengon rikthimin e Taynës në muzikë? Reperes i bllokohet kanali në YouTube
Reperja Tayna dje publikoi këngën që mban titullin “Si ai”, pas muajsh pauze nga daljet publike dhe publikimi i këngëve të reja.
Kënga u pëlqye shumë nga fansat e artistes, duke marrë klikime dhe shpërndarje që në momentin e publikimit.
Por, duket se ajo ka problem me ish menaxherin e saj, Rinor Hykollin. Ky i fundit ka bllokuar klipin ende pa u bërë 24 orë nga publikimi, duke i marrë mbi vete të drejtat autoriale në kanalin zyrtar të reperes.
Bllokimi i videos nga Rinori shihet në këtë foto:
Kujtojmë se në kohën e publikimit të këngëve të Taynës, Rinori bëri një postim që u mor sikur ishte një krahasim për reperen.
Ai hodhi në “instastory” disa dele, duke bërë që shumë të mendojnë se ishte “kunj” për reperen që deri para pak kohësh ishte nën menaxhimin e tij.
Sesi do vijojë “lufta” mes tyre mbetet të shihet. Ndërkohë Tayna ende nuk ka reaguar për heqjen e klipit nga Youtube.